Lajme

Krasniqi për dorëheqjen e Sejdi Hoxhës: “Duhet lidership dhe veprim, jo e kundërta”


Memli Krasniqi, Sejdi Hoxha

Kreu i ri Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi, për dorëheqjen e Sejdi Hoxhës nga kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, ka thënë se “nuk është lajm i mirë” por se “reformat në PDK duhe të kuptohen nga të gjithë si mundësi e forcimit të organikës me bashkimin e energjive të reja për të fituar Kosova dhe pa shikuar shumë fatet tona individuale”.

Sejdi Hoxha ka dhënë dorëheqje pa paralajmërim nga pozita e kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas, ditë pas zgjedhjes së kryesisë së re të PDK-së.

“Megjithëse e respektoj vendimin e tij në plotni, unë e shoh politikën dhe angazhimin politik si një mundësi për bashkëpunim për t’i tejkaluar dhe zgjidhur problemet. Në kohë të vështira është i nevojshëm lidershipi dhe guximi për të vepruar, dhe jo e kundërta”, ka thënë kreu i PDK-së për Kosovapress.

Edhe kryetari i Komunës së Drenasit, dhe bashkëpartiaku i tij, Ramiz Lladrovci ka thënë se dorëheqja e Hoxhës nga pozita e kryetarit të degës “nuk i bën mirë as degës, as elektoratit e as garës elektorale”

Gjithsesi, z. Hoxha i uroj sukses në punë dhe vazhdimin e aktivitetit politik, në adresën e vetme dhe të sigurt për mirëqenien e qytetarëve të Drenasit, PDK-në”, ka shkruar Lladrovci

Ndër të tjera, kryetari i Komunës së Drenasit ka thënë se organizimi “organizimi i strukturave lokale të PDK-së në Drenas ka qenë çdo herë i suksesshëm dhe e kemi dëshmuar me fitoren e përhershme, nga zgjedhjet e para e deri më sot. Këtë e ka dëshmuar edhe z. Hoxha gjatë mandatit të tij”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore