Kosova

Krasniqi me eurodeputetin bullgar diskutojnë për zhvillimet në Kosovë


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është takuar me eurodeputetin njëherësh edhe bashkë-kryetar i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, Ilhan Kyuchyuk, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë.

Takimin e ka bërë të ditur Krasniqi, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, ku po marrin pjesë zyrtarë dhe përfaqësues të lartë të mbi 140 shteteve, bashkë diskutuam për zhvillimet në Kosovë e rajon dhe për zgjedhjet për Parlamentin Evropian që mbahen këtë vit”.

Krasniqi, ka thënë se do të angazhohen që të jenë në përkrahje të zgjidhjes më të mirë.

“Partia Demokratike e Kosovës, si pjesë e ALDE-s, do të angazhohet që të mbështesë alternativat më të mira të cilat përfaqësojnë vlerat dhe parimet e të drejtave dhe lirive individuale, gurëthemel këto mbi të cilat qëndron identiteti evropian”, ka shkruar ai.

korrik të 2022-ës, eurodeputeti bullgar Kyuchyuk në Parlamentin Evropian, kishte bërë thirrje që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të bëhet sa më parë.

Kyuchyuk para deputetëve kishte thënë se Kosova është  i pari vend në rajon që u bashkua me sanksionet evropiane ndaj Rusisë pas agresionit të kësaj të fundes mbi Ukrainë, që pas 24 shkurtit.

“Me të vërtetë Kosova është në mesin e vendeve të rajonit ku procesi i integrimit në Bashkimin Evropian gëzon mbështetjen më të madhe qytetarëve dhe të akterëve politikë. Pa asnjë dyshim që Kosova është njëra ndër partnerët më të dedikuar ndaj Bashkimit Evropian”.

Ai tutje kishte thënë se liberalizimi është proces i vështirë për marrëdhëniet strategjike me Kosovën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore