Lajme

Krasniqi, Kurtit: S’kam besu që i nënshtrohesh Lajçak-ut – ai të thotë “mos fol”, ti thua “okej”


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka reaguar sërish kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke e pyetur atë se a ka në drafin e ri ndonjë gjë nga marrëveshja me Serbinë që është e vitit 2013.

Meqë sipas tij Kurti, statutin e draftit aktual po e krahason me atë të 2013.

“Meqenëse po thua se drafti është më i mirë se i 2013-ës, a na tregon drejtë a shkruan ndonjë gjë për 2013 për Asociacionin në këtë draftin që e keni marrë? E dyta përgjigju, përse burr të gjithë këtë ngarenje e ke për ta bërë atë nënëshkrim me Vuçiç-in a aq shumë po ke dëshirë ta kesh një fotografi aty?”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa është shprehur i habitur me kreun e ekzekutivit për mënyrën se si po i bindet Emisarit Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Sa për ambasador, disa prej tyre e kanë draftin e nuk ke nevojë të ua tregosh. Por, që i nënshtrohesh Lajçakut kështu se kam besuar, Lajçaku të thotë “mos fol”, ti “okej”.

Pas kërkesë së opozitës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka raportuar në seancën e Kuvendit të Kosovës për takimin e 21 tetorit.

BE-ja paraprakisht ka prezantuar një “plan të ri” për zbatimin e Marrëveshjes Bazë (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit (Ohër, 18 mars) dhe një “propozim modern evropian” për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova dhe Serbia kanë pranuar që dokumenti i ri të jetë kornizë për negociatat e mëtejshme në kuadër të dialogut.

Kurti thotë se drafti që e ka pranuar për Asociacionin është i mirë, “nuk është Zajednicë”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore