Krasniqi: Jam i bindur që Kusari-Lila është padrejtësisht e akuzuar në çështjet që ju keni ngritur për hetim

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransniqi, deklaroi se shefja e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, vazhdon të jetë në hetime nga çështjet që janë ngritur nga vetë kjo parti dhe konsideron që për këtë ajo është e pafajshme.
“Shefja juaj Mimoza Kusari është në bankën e të akuzuarve pikërisht për çështjet që ju i keni ngritur për hetim, unë jam i bindur që ajo është padrejtë aty se nuk ka bërë asnjë faj e ju jeni të bindur që kjo ka bërë shkelje se kështu keni thënë në të kaluarën”, tha Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ai tutje tha se opozita ka të drejtë të hetojë punën e qeverisë e që po ashtu mohimi i një komisioni hetimor nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.
“Është për keqardhje që e keni shtrembëru këtë kuvend në tifozëri. Hetimi parlamentar është instrumenti kryesor që e ka opozita në dispozicion. Ne kemi të drejtë me e hetu punën e qeverisë që e ka zgjedhë ky kuvend. Nuk ka ndodhë më parë me deviju”.
Ndërsa, Kusari-Lila ka shprehur falënderime ndaj Krasniqit.
“E falënderoj zotëri Krasniqin për besimin në pafajësinë time. Megjithatë, më duhet të them me përgjegjësi morale e ligjore, për arsye se edhe unë besoj në të njëjtën, nuk e kam asnjë problem të vetëm që ai proces të analizohet në detaje”.

“Ju sot po dëshironi ta pamundësoni, nuk ka ndodhur asnjëherë në të kaluarën dhe shpresoj ta ndryshoni qasjen që të mos ndodhë as tash qe nga pushteti i numrave që keni ta pengoni opozitën”.
Ndërsa, si kundërpërgjigje ndaj Krasniqit ka dhënë ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ai tha se në Washington Kosova është lavdëruar për mënyrën se si ka menaxhuar krizën energjetike.
“Unë javën e kaluar isha Washington në takimet pranverore me FMN dhe Bankën Botërore. Aty u dhanë lëvdata për mënyrën si është menaxhuar kriza energjetike. Dhe, na thanë kur po na pyesin vendet tjera po i japim shembull Kosovën”, ka thënë ai.
Komisioni Hetimor Parlamentar i cili do të hetoj menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveri e Republikës së Kosovës, është temë diskutimi në seancën plenare, të rregullt kësaj here, në Kuvendin e Kosovës.
Në rend dite, deputetët e kësaj legjislature kanë edhe propozimin e 40 deputetëve për caktimin e këtij komisioni.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Nga jugu në veri” – vërehet lëvizja e një kolone ushtarake në Serbi
-
Radojiçiç shfaqet në publik për herë të parë pas sulmit terrorist, jep deklaratë në Ministrinë e Brendshme serbe
-
Togeri i Millosheviç-it, Vuçiç-i po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-të dhe BE-në, thotë Osmani
-
Lufta në Ukrainë mbron “sovranitetin” e Rusisë, thotë Putin