Krasniqi, gazetarëve: Kosova është vend më demokratik falë luftës të përditshme që ju bëni për të vërtetën

SHFLETO

Memli Krasniqi

 

Dini Fetahu
03.05.2023 12:16
Loading Icons...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka uruar gazetarët në ditën e lirisë së shtypit.

“Para se gjithash, faleminderit! Faleminderit për punën, përkushtimin dhe profesionalizimin – në promovimin e demokracisë, llogaridhënies dhe transparencës”, shkroi ai në Facebook.

Ndërkaq, kreu i PDK-së shtoi se, pavarësisht se cila është ajo”.

“Gjithsesi, sot, është edhe një ditë ku ne duhet të rikujtojmë sfidat e shumta me të cilat përballeni akoma në Kosovë dhe bashkë, si shoqëri dhe si shtet, të zotohemi që të jemi krah jush në secilin hap, në mënyrë që t’i evitojmë ato”, tha ai.

“Urime dhe mos u ndalni në misionin tuaj të shenjtë!”, përfundoi ai.

Po ashtu, edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën botërore të lirisë së shtypit, përmes një postimi në rrjetin social Twitter tha se liria e medias është bazë për demokracinë e një vendi.

“Liria e medias nuk është vetëm një shenjë e një shoqërie të shëndetshme, ajo është një shtyllë e një demokracie të lulëzuar”, shkroi ajo në Twitter.

Ndërkaq, e para e vendit shtoi se “në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne festojmë sukseset e vazhdueshme në indekset ndërkombëtare”.

“Gjithashtu, rinovojmë angazhimin tonë për të mbrojtur rolin e paçmuar të medias së lirë dhe të paanshme”, përfundoi Osmani.

Ndryshe, me një rritje të shënuar krahasimisht me një vit më parë, por sërish me probleme të theksuara sa i takon lirisë së medias.

Janë këta treguesit kryesorë të raportit më të fundit nga organizata “Gazetarët pa Kufij”, e cila thekson se si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, klima e medias ka shfaqur përmirësim, por mbetet në nivele problematike.

Në raport, i cili përfshin 180 vende në të gjithë botën, Shqipëria për vitin 2023 radhitat e 96-a, duke shënuar rritje prej shtatë vendesh krahasuar me vitin 2022.

Gjithsesi, në vitin 2021, vendi radhitej i 81-i, duke lënë të kuptohet se ende ka nevojë për përmirësime të ndjeshme në fushën e medias.

Një prej aspekteve që gjithë raporti thekson, është ai i rastit të sulmeve kibernetike nga Irani kundrejt Shqipërisë, ku sipas RSF, Prokuroria vendosi kufizime disproporcionale për mbulimin e ngjarjes.

Nga ana tjetër, Kosova radhitet e 56-a sa i takon lirisë së medias, duke u ngritur me pesë vende në krahasim me vitin e kaluar. Teksa, nëse krahaismi bëhet me vitin 2021, Kosova ka qenë e 78-a.

Pra, rritja e saj ka qenë me rëndësi, por sërish ka nevojë për përmirësim.

Vendi i renditur më keq ndërkaq në raport, sa i takon rajonit, është Serbia, ku mediat pro-qeveritare shihen si përhapëse të propagandës ruse.

Serbia radhitet e 91-a, duke pësuar një rënie me 12 vende krahasimisht me një vit më parë, e cila është edhe rënia më e theksuar ndër vendet e rajonit.

Të renditurat më mirë ndërkohë, duke pasur edhe një vlerësim të gjendjes “pak a shumë të mirë” ose të kënaqshme të lirisë së medias, janë Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilat njëpasnjëshëm radhiten e 38-a dhe e 39-a në listë.

Atë e mbyll Bosnjë dhe Hercegovina, duke qenë e 64-a ndër vendet e rajonit.

Shqipëria dhe Kosova kanë probleme me lirinë e medias, tregon raporti i Gazetarëve pa Kufij