Zgjedhjet në Kosovë

Krasniqi: Drenasi bastion i PDK-së, Lladrovci do të jetë kryetar


Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kandidati i saj për Drenas, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Drenasi është bastion i pathyeshëm i PDK-së dhe se “qytetarët e Drenasit nuk kanë pasur kurrë dilemë se ku është adresa e tyre politike”.

Krasniqi këtë e ka thënë gjatë vizitës në Drenas, ku ka takuar kandidatin e këtij subjekti politik, Ramiz Lladrovci i cili ka arritur të shkoj në balotazh për në raundin e dytë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Ramiz Lladrovci është dhe do jetë kryetar i Drenasit, sepse puna e tij është vlerësuar nga qytetarët dhe fitorja e tij s’do të mund të grabitet nga oportunistët”.

Tutje në një postim në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se Lladrovci nga e enjtja e 21 tetorit do të jetë edhe “U.D. i Kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas e do të udhëheqë Kryesinë e re të degës sonë atje. Ky vendim u votua sot në mbledhjen e Kryesisë së partisë, bazuar në Statutin e PDK-së”, ka shkruar ai.

Kreu i PDK-së ka thënë se qyteti i Drenasit është transformuar me qeverisjen e Lladrvcit, madje ky i fundit sipas tij “ka plan e pasion për zhvillimin e mëtejmë e kësaj komune”.

“Për të, kjo garë nuk është manifestim i pushtetit, por përkushtim ndaj qeverisjes që zhvillon e hapë perspektivë”.

Prandaj, ai do të fitojë, sepse qytetarët e Drenasit janë të vendosur për zhvillim dhe ata e dinë se zhvillimi në Drenas është projekt i përhershëm i Partisë Demokratike të Kosovës”.

Krasniqi ka falënderuar qytetarët e Drenasit për rrugëtimin e tyre “bashkë me PDK-në” për mese dy dekada.

Me besim në të ardhmen që do të ndërtojmë së bashku, do ta festojnë fitoren e PDK-së në raundin e dytë, duke mbështetur masivisht kryetarin Lladrovci në mandatin e ri për zhvillim e perspektivë”, ka shkruar Krasniqi.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, Lladrovci i PDK-së nuk ka arritur të i fitoj në raundin e parë, por ka dal i pari.

Ai ka marrë 45.62% të votave ose 10 mijë e 134 vota nga 23 mijë e 431 sa ishin dalur në zgjedhje në këtë komunë.

Ndërsa, Driton Ajazin nga iniciativa Demokratët për Drenasin, është kandidati tjetër i cili ka arritur t’i marr 6 mijë e 829 vota ose 30.74%.

Ndërsa kandidati i tretë që ka arritur të siguroj 16.91% të votave është Fejzi Kiqina nga Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 3 mijë e 757 vota.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore