Lajme

Krasniqi: Deputetet e pushtetit me të ardhura afër 2 mijë euro votuan kundër minatorëve dhe policëve – s’përfaqësojnë askënd dhe asgjë


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas mospërkrahjes së deputetëve të pushtetit për mocionin për debat parlamentar për minatorët e “Trepçës” dhe për shtesat për policët.

Krasniqi përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka kritikuar deputetet e pushtetit që votuan kundër minatorëve e policëve.

“Deputetët e shumicës parlamentare, me të ardhura mujore afër 2 mijë euro, sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës. A ka ku shkon më poshtë? Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur”.

Sipas tij, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje aktualisht s’janë duke e përfaqësuar askënd.

“Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!”, ka shkruar Krasniqi.

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, kanë paraqitur mocionet për të diskutuar rreth çështjes së grevës së minatorëve që po vazhdon tash e 10 ditë, e po ashtu edhe për Policinë e Kosovës që protestoi të hënën duke kërkuar rritje të shtesave për rrezikshmërinë, por që asnjëra rezolutë nuk kaloi.

Për grevën e minatorëve votuan vetëm 86 deputetë, nuk kanë votuar të gjithë nga 93 sa ishin.

“33 e përkrahën mocionin, 36 e kundërshtuar dhe 7 deputetë abstenuan, s’kalon mocioni”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ngjashëm ndodhi edhe me mocionin për Policinë e Kosovës.

“Nga 94 deputetë, votuan vetëm 84. 10 deputetë nuk morën fare në votim, 34 e mbështetën mocionin e Tahirit, 50 abstenuan, kundër asnjë”, u shpreh Konjufca.

Minatorët e Trepçës, po kërkojnë plotësimin e tri kërkesave e para është shkarkimi i kryeshefit të bordit, e dyta të krijohen kushte më të mira të punës dhe e treta të dalin pagat me kohë.

Ndërsa, Njësia Speciale/FIT, para Qeverisë të mërkurën protestoi për rritje të shtesave për rrezikshmërinë pasi që në listën ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti propozoi shtesat nga 150 euro.

Pushteti s’i voton mocionet për minatorët dhe NJSI-në, opozita lëshon sallën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore