Marion Kraske, politologe dhe publiciste gjermane, ka shkruar për rrjedhën e tensionuar në raportet Kosovë-Serbi, posaçërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa ka kritikuar ashpër përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE) për situatën e krijuar në terren.
Në një shkrim autorial për fondacionin gjerman “Heinrich Böll” të mërkurën, ajo ka konsideruar se përkundër kërcënimeve ndaj vendeve fqinje, veçanërisht ndaj Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ende llogaritet dhe lavdërohet nga bashkësia e organizuar ndërkombëtar si “partner i mirë” në Ballkanin Perëndimor.
“Presidenti Vuçiç rrezikon shtetet fqinje shumë-etnike të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës sipas doktrinës së ‘botës serbe’, e cila parasheh bashkimin e të gjithë serbëve në një vend – dhe kështu kërcënon të shkatërrojë rendin ekzistues të paqes. Pavarësisht kësaj, diplomatët amerikanë vazhdojnë ta lavdërojnë Vuçiçin si një ‘partner të mirë’”.
Shpresa se e ardhmja drejt BE-së mund ta bindë Serbinë t’i respektojë normat demokratike dhe të përmbahet nga minimi i shteteve fqinje, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbem, konbinuar nga trajtimi shumë i butë i presidentit serb, krahasur me fqinjët rajonalë, sipas shumë vëzhguesve perëndimorë, janë duke rezultuar të gabuara.
Shumë vëzhgues deklarojnë se perspektiva e rrëshqitjes drejt skajeve të krizës nuk mund të izolohet; derisa krijohen kushte të favorshme për lojtarët lokalë serbë të lidhur me interesat ruse që të zgjerojnë hijen kërcënuese dhe të provokojnë konflikte rajonale nën mbështetjen e heshtur të Rusisë, rreziku i përshkallëzimit të dhunës tani rri i varur mbi mbarë Ballkanin Perëndimor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi