Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Kosovës (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë se institucioni që ai përfaqëson fillon përgatitjet intensive për organizmin e zgjedhjeve pasi që të caktohet data për mbajtjen e tyre.
Këto komente, Elezi i ka bërë për “KosovaPress”, pasi që presidentja Vjosa Osmani ka ftuar në takim partitë politike për të diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.
Përkundër se data e zgjedhjeve ende nuk është caktuar, Elezi ka theksuar se KQZ ka punuar të përgatitet për procesin e ardhshëm zgjedhor.
“Duke qenë të vetëdijshëm se ky është një vit zgjedhor, që nga fillimi i këtij viti, KQZ e ka orientuar punën në parapërgatitjen e shumë çështjeve që ndërlidhen me detyrimet ligjore të KQZ-së”, tha Elzei.
“Në këtë drejtim është edhe softueri i KQZ, zhvillimi i të cilit është në përfundim e sipër dhe është mundësuar me mbështetjen e OSBE-së. Me anë të këtij softueri, do të digjitalizohen shumë nga operacionet zgjedhore”, shtoi.
Përmes këtij softueri, ai ka bërë me dije se do të ofrohen shërbime të ndryshme online, si në vijim: “kërkimi i Qendrës së Votimit dhe aplikimi për ndryshimin e saj; aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës; aplikimi për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta; aplikimi për regjistrim dhe përditësimi i të dhënave të partive politike”.
Po ashtu, “aplikimi për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve; aplikimi për akreditim për vëzhgim të zgjedhjeve; regjistrimin e të dhënave për trupat zgjedhore; aplikimin online për akreditimin e vëzhguesve; mbledhja e të dhënave dhe paraqitja e rezultateve preliminare dhe përfundimtare në mënyrë progresive”.
Partitë politike parlamentare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takim me presidenten Osmani, për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja.
Në kushte normale, zgjedhjet e reja parlamentare duhet të mbahen në fillim të vitit 2025, atëherë edhe ku i përfundon mandati 4-vjeçar i kësaj legjislature.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit