Lajme

KQZ-ja publikon të hyrat e partive politike, Lëvizja Vetëvendosje partia më e pasur në Kosovë


Partitë politike në Kosovë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2021, të hënën.

Bazuar në raportet e paaudituara është vërejtur se partitë politike në Kosovë kanë pranuar donacione qindra mijëra euro.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka deklaruar se ka pranuar donacione dhe kontribute në të holla në shumën e përgjithshme prej 65 mijë e 140 euro.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka deklaruar se ka pranuar donacione në vlerë prej 31 mijë e 349 euro.

Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka deklaruar se ka pranuar donacione dhe kontribute në të holla vetëm 2 mijë e 250 euro.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk ka deklaruar ndonjë donacion në raportet e publikuar nga KQZ-ja.

Gjithashtu, as Lista Serbe nuk ka deklaruar ndonjë donacion të marrë për vitin 2021.

Ndrsyeh, KQZ-ja ka sqaruar se publikimi i këtyre raporteve është bërë pa u audituar.

“Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”, thuhet në njoftim.

Këtu mund t’i gjeni raportet financiare të partive politike të deklaruara në KQZ.

Legjislacioni në Kosovë obligon partitë politike që të mbajnë shënime të sakta për çdo shpenzim dhe të njëjtat t’i raportojnë pranë departamentit të veçantë në KQZ.

Deklarimi i shpenzimeve nga partitë politike shpesh u kritikua në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore