KQZ: Deri në orën 11:00 kanë votuar 7.22% e qytetarëve

SHFLETO

Ilustrim

 

Blerta Ismajli
14.11.2021 11:39
Loading Icons...

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, përmes një konferencë për media ka bërë të ditur se deri në orën 11:00, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet lokale është 7.22 përqind.

“Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga rreth 97% të vendvotimeve, numri qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 88 mijë e 622 votues apo 7.22%, nga 1 milion e 260 mijë e 571 votues”, ka thënë Radoniqi.

Radoniqi, ka treguar se procesi i votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale është duke u zhvilluar normalisht.

“Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor Komisionit Qendror Zgjedhor është në bashkëpunim të  vazhdueshëm me Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit”, tha ai.

Ndërkaq, në këtë raund të zgjedhjeve lokale, në 21 komuna ku do të zhvillohet balotazhi të drejtë vote kanë gjithsej 1 milion 260 mijë e 571 votues, apo 624 mijë e 887 votues më pak krahasuar me numrin e votuesve të certifikuar në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor në 38 Komuna të Kosovë.