Është caktuar pozicionimi në fletën e votimeve për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku për secilën nga gjashtë bashkitë ku garohet, do të ketë një pozicionim të ndryshëm në fletën e votimeve.
Në Shkodër, do të jetë Partia Socialiste, ajo e renditura e para, me kandidatin e saj. Në pozicionimin e dytë do të jetë emri i Bardh Spahisë, i cili garon nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, i drejtuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha.
Partia Demokratike me kryetar Lulzim Bashën, do të jetë e renditur e treta.
Në Lushnjë, sërish socialistët do të kenë pozicionimin e parë në listë. Por, në numrin dy, do të jetë Partia Demokratike. Shtëpia e Lirisë në këtë rast merr pozicionin e tretë në listë.
Rrogozhina do të shohë të parën PD-në. PS do të jetë e dyta dhe Shtëpia e Lirisë, e treta.
Në Vorë, kreun e listës e merr koalicioni i Berishës. Emrin e dytë e marrin socialistët dhe të tretin, demokratët.
Durrësi, do të shohë po të njëjtin skenar me Vorën. Ndërsa, Dibra, Shtëpinë e Lirisë e lë në vend të parë dhe më pas rendit PD-në dhe PS-së.
E gjithë seanca u transmetua drejtpërdrejt për transparencë të plotë me publikun. Kontestime nga palët sakaq, nuk ka pasur e as debate në lidhje me procedurën.
Gjithçka ka mbetur për t’u bërë, është zyrtarizimi i fillimit të fushatës zgjedhore në gjashtë bashki.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com