
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), të mërkurën e 8 shtatorit, ka konfirmuar në detyrë Natasha Prifti, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lushnjë.
Sipas njoftimit zyrtar, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve
KPK zhvilloi të mërkurën e 26 majit, seancën dëgjimore ndaj prokurores Prifti. Trupa vuri në dukje se nga hetimi kishin rezultuar disa pasaktësi në deklarime dhe disa vite me mungesë burimesh të ligjshme.
Natasha Prifti (Shallapi) ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe pas një periudhe stazhi në Fier u emërua prokurore në Prokurorinë e Gjirokastrës.
Prej vitit 2012, ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Lushnje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qyteti ku çdokush mund të jetë spiun
-
SHBA-të dhe Shqipëria diskutojnë për mbrojtjen – konsultime kryesore dypalëshe në Tiranë
-
Nagorno-Karabakh, shkon në 125 numri i të vdekurve pas shpërthimit të depove të karburantit
-
Kurti: Vuçiçi është i fiksuar me Adem Jasharin – Milan Radojçiçin e projektonte si të tillë