Shqipëria

KPK: Gjyqtarja Mariana Shabani, shkarkohet nga detyra


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), ka shkarkuar nga detyra, ditën e martë, më 23 shkurt, gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Mariana Shegani.

Ky vendim erdhi pasi Inspektorati i Lartë i Deklarimit Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI), kishte dorëzuar në gjykatë një raport negativ për gjyqtaren.

Sipas hetimit të ILDKPI-së, Shegani ka bërë deklarim të pasaktë dhe në shkelje me ligjin.

“Nuk ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje pasurie por nuk është në kushtet e konfliktit të interesit”.

KPK-ja hetoi një apartament të blerë në tetor të vitit 2002, 113 m2 me vlerë 50 mijë e 820 dollarë. Të cilën e kishte shitur në janar të vitit 2019.

Gjyqtarja kishte deklaruar se apartamenti ishte blerë me kredi të marrë në vitin 2003. Sipas saj për të mbuluar këstet i ka ardhur në ndihmë një kredi nga e motra me vlerë 2 milionë lekë.

KPK-ja vendimin e saj e arsyetoi duke deklaruar se Shegani nuk ka pasur burime të ligjshme në vlerën 1.6 milionë lekë. Si dhe nuk ka deklaruar në senacat periodike të vetingut kredinë e marrë nga e motra.

Gjithashtu KPK-ja doli në përfundimin se gjyqtarja ka probleme me të ardhurat nga qiradhënia e vjehrrës së gjyqtares. Ku sipas asaj këto të ardhura kishin shërbyer për një investim në pasuri të paluajshtme me vlerë 2.6 milionë lekë.

Në përfundim KPK-ja konstatoi se ajo nuk ka deklaruar gjendjen e parave ‘cash’ me vlerë prej 1 milionë lekësh në vitin 2008 dhe mungesën e burimeve financiare ndër vite me vlerë prej 240 mijë dhe 101 mijë lekësh.

Vendimi i dha nga trupa e gjykatësve Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Firdes Shuli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore