Lajme

Kovaçevski pas takimit me Stoltenberg: Tregues i qartë se rajoni po ecën përpara


Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe liderëve rajonalë që janë anëtarë të NATO-s, ka thënë se ky takim jozyrtar është një tregues i qartë se rajoni po ecën me vendosmëri përpara.

“Ne, si aleatë, si demokratë, si udhëheqës progresivë, po ndërtojmë një rajon të ri dhe po e përmirësojmë vazhdimisht”, shkroi Kovaçevski në Facebook.

Detyrimi ynë si udhëheqës, theksoi ai, “është të sigurojmë paqen, mirëqenien dhe përparimin dhe me anëtarësimin në NATO dhe BE ta transformojmë më tej rajonin në një mënyrë të qartë dhe të dukshme për çdo qytetar”.

“Integrimi në NATO siguroi një Ballkan paqësor dhe të qëndrueshëm, tani detyra jonë është të vazhdojmë të punojmë me shpejtësi dhe me përkushtim deri në integrimin e plotë në Bashkimin Evropian, siç bëmë me NATO-n”, shtoi.

Kryeministri maqedonas ka vlerësuar se qytetarët e rajonit e meritojnë “një të ardhme më të mirë, një standard më të mirë jetese, të rinj që do të punojnë në shtetin e tyre anëtar të BE-së dhe do të kontribuojnë në prosperitetin e tij”.

Rama kërkon procedim më të shpejtë për bazën detare të NATO-s në Porto Romano

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore