Kovaçevski-Edshtadler: Kohë ideale për të nis negociatat me BE-në

SHFLETO

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në takim me Karolin Edshtadler, ministren austriake për Çështje Evropiane

 

albanianpost
08.04.2022 8:23
Loading Icons...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është takuar me ministren austriake për Çështje Evropiane, Karolin Edshtadler në Greqi, ku po mbahet Forumi ekonomik Delfi.

Lidhur me interesin e përbashkët për çështjet e procesit integrues të Maqedonisë së Veriut, kryeministri Kovaçevski në takim tha se tani është koha e përkryer për të përshpejtuar urgjentisht procesin e hapjes së bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, sepse zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor duhet të shihet nga një këndvështrim gjeopolitik, si një çështje sigurie thelbësore për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe Evropës.

Maqedonia e Veriut, theksoi ai, ka arritur 100 për qind përputhshmëri me politikën e jashtme të BE-së dhe si partner i besueshëm ndan të njëjtat vlera të një bote të lirë dhe demokratike.

“Maqedonia e Veriut dënoi agresionin rus ndaj Ukrainës dhe së bashku me vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, e vlerësoi luftën e paprovokuar dhe të pajustifikuar në territorin e një shteti sovran si kërcënimin më serioz për sigurinë evropiane pas Luftës së Dytë Botërore, e cila i shkaktoi vuajtje të mëdha popullit ukrainas”, ka thënë Kovaçevski.

Në këtë takim pune, ministrja nga Austria ka shprehur kënaqësinë e ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy vendeve duke theksuar mbështetjen e Austrisë për procesin integrues të Maqedonisë së veriut në BE, njofton zyra për medie e Qverisë maqedone.

“Austria është një nga investitorët më të mëdhenj në vend me mbi 45 kompani të pranishme në tregun e vendit tonë”, ka deklaruar kryeministri Kovaçevski në takim dhe ka shtuar se është paralajmëruar interesimi i kompanive austriake për të investuar në energjetikë, ndërtimtari, banka dhe sigurime.

Kovaçevski dhe Edshtadler diskutuan për mundësitë për nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, për të cilat, siç ka theksuara zyra për medie e Qevesisë së Maqedonisë së Veriut, në komunikatën publike, potenciali shihet në rritjen e qëndrueshme të tregtisë, e cila vitin e kaluar arriti në 200 milionë euro, që është një rritje në krahasim me vitin 2020 kur këmbimi tregtar arriti në 176 milionë euro.