Lajme

Kovaçevski dorëzon në Kuvend përbërjen dhe programin qeveritar


Ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi për të shtunën e 15 janarit do ta thërrasë seancë për zgjedhjen e përbërjes së re të qeverisë.

Këtë kryetari Xhaferi i ka deklaruar mandatarit për krijimin e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevskit në mbledhjen e së martës kur në Kuvend ky i fundit i ka dorëzuar propozimet për përbërjen e qeverisë së re dhe programin qeverisës.

Kovaçevski ka thënë se pret që zgjedhja e anëtarëve të qeverisë dhe programi i saj të miratohet pa vonesë nga ana e deputetëve të Kuvendit, thuhet nga zyra për media e këtij institucioni.

 

Përbërja e kabinetit qeveritarë

Për zëvendëskryeministër për Luftimin e Korrupsionit është propozuar Slavica Grkovska që është udhëhequr deri më tani nga Ljupço Nikolovski. Grkovska ishte deputete e LSDM-së nga viti 2008 deri më 2011.

I propozuari për ministër të ri të Drejtësisë, është propozuar profesori i Fakultetit Juridik, Nikolla Tupancevski në vend të Bojan Mariçiçit.

Profesori Tupancevski është një staf jopartiak, i cili ka punuar shumë vite si profesor dhe ekspert në fushën e së drejtës penale.

Për ministër të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa për zëvendëskryeministër për Çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Ministër i Financave, Fatmir Besimi, për ministër i Sistemit Politik dhe njiherit zëvendëskryeministër, Artan Grubi.

Për Ministër i Shëndetësisë, Bekim Sali, për ministër të Arsimit dhe Shkencës është nominuar, Jeton Shaqiri.

Për ministër të ekologjisë, Naser Nuredini, kurse për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Haliti.

Sllavjanka Petrovska, e cila ishte zëvendësministre e Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, është propozuar të zëvendësojë Radmilla Shekerinskën në Ministrinë e Mbrojtjes.

Jovana Trençevska, drejtoresha aktuale e Inspektoratit Shtetëror të Punës, është propozuar për ministre në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Deputetja dhe nënkryetarja e LSDM-së, Bisera Kostadinova-Stojçevska, është propozuar për ministre të re të Kulturës.

Nuk ka ndryshime të mëdha në qeverinë e re nga radhët e ministrave të BDI-së. Vetëm ata heqin dorë nga ministria e shoqërisë së informacionit dhe administratës dhe marrin ministrinë e arsimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore