Kosova

Kosto prej 50 mijë eurosh për dritat e dekorimeve në Prishtinë


dritat e dekorimeve të festave të fundvitit në Prishtinë

Komuna e Prishtinës tashmë ka ndezur dritat e dekorimeve dedikuar festave të fundvitit, ndërkaq ani pse ishe planifikuar që kjo të ndodhte në ditën e parë të muajit dhjetor, e njëjta u realizua për nder të 28 nëntorit, për të shënuar ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Një investim i tillë komunës së Prishtinës i ka kushtuar jo më pak se 50 mijë euro, ndërsa këshilltarja e kësaj komune, Mimoza Sylejmani, ka deklaruar për Albanian Post se dekorimet e fundvitit do të qëndrojnë aktive përafërsisht deri me datën 10 janar të vitit që po vjen.

Ndizen dritat e dekorimeve të festave të fundvitit në Prishtinë.

Sylejmani ka treguar se situata e rënduar me pandemi ishte një nga arsyet më të forta që të vihen dritat e dekoreve në Prishtinë, teksa ka thënë se një lule në logon e sivjetme – “Prite n’shesh” simbolizon rilindjen.

Ndizen dritat e dekorimeve të festave të fundvitit në Prishtinë.

“Motivi ishte pandemia, prandaj në mes është edhe një lule që do të thotë rilindje. Kemi qelë përsëri pas dy vjetësh të errta më COVID-19, me shpresë që nuk do ta përjetojmë më. Ndërsa yjet janë simbol i vitit të ri”, ka thënë Sylejmani.

Edhe kësaj radhe, dekorimet me theks të veçantë janë në sheshet kryesore të kryeqytetit, ndërkohë që pamjet e publikuara kanë marrë pëlqyeshmërinë e publikut.

Ndizen dritat e dekorimeve të festave të fundvitit në Prishtinë.

Mes tjerash, Sylejmani, tregon se i gjithë projekti i dritave të dekorimeve për festat e fundvitit është disenjuar nga Zyra për Rigjenerim Urban në bashkëpunim me zyrtarë komunal, teksa i njëjti është realizuar nga kompania private “Anea Group”.

Gjatë këtij viti po ashtu do të kthehen edhe shtëpizat e drurit në sheshin kryesor të Prishtinës – “Skëndërbe”, ku edhe është improvizuar një skenë për performanca të muzikantëve vendorë dhe të huaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore