Kosovë: Vdes një person pas shembjes së murit

SHFLETO

Ilustrim

 

Blerta Ismajli
14.11.2021 12:04
Loading Icons...

Një person e ka humbur jetën pas rrëzimit të një muri në fshatin Vrellë, të Komunës së Istogut.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 9 përmes telefonit Policia është informuar se tek një mulli në fshatin Vrellë në Istog është rrëzuar një mur dhe e ka zënë një person. Personi i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Rugova për AP.