Film

Kosovë: Teatri i Vushtrrisë bëhet për herë të parë me trupë rezidente të aktorëve


Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe trupa rezidente e teatrit

Për të parën herë në tërë historinë e tij, Teatri i qytetit të Vushtrrisë është bërë me trupë rezidente të aktorëve.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij të Facebook, ka njoftuar se DKRS ka nënshkruar kontratë me aktorët e përzgjedhur të teatrit.

Tahiri e ka konsideruar “ngjarje të jashtëzakonshme” formimin e trupës rezidente te aktorëve brenda Teatrit të Vushtrrisë.

Fotografi e publikuar nga Xhafer Tahiri gjatë nënshkrimit të kontratave me trupën rezidente të aktorëve të Teatrit të Vushtrrisë.

“Komuna e Vushtrrisë, DKRS ka nënshkruar kontratën me trupën rezidenciale të aktorëve të Teatrit të Qytetit dhe kjo për herë të parë në historinë e Teatrit tonë! Kjo ngjarje është me rëndësi të jashtëzakonshme për kulturën në Vushtrri”, ka shkruar kryetari në postimin e tij.

Fotografi e publikuar nga Xhafer Tahiri gjatë nënshkrimit të kontratave me trupën rezidente të aktorëve të Teatrit të Vushtrrisë.

Ai është shprehur entuziast duke thënë bindshëm se aktorët e rinj të këtij teatri “do të ecin në hapat e aktorëve të suksesshëm të qytetit të Vushtrrisë”.

“Aktorët e rinj të Teatrit të Vushtrrisë jam i bindur që me punë do të ecin gjurmëve të aktorëve të mdhenj nga Vushtrria si Abdurrahman Shala, Adem Mikullovci, Xhemajl Cecelia e shumë të tjerë”, ka shkruar Tahiri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore