Ekonomi

Kosovë: Pandemia nuk e ka ndikuar negativisht Trustin


“Efekti i pandemisë nuk ka ndikuar në rënien e të hyrave në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, pasi që kthimi bruto është pozitiv – rreth 71 milionë euro”.

Kështu ka bërë të ditur në një intervistë me shkrim për Albanian Post, zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi.

Sipas tij, përkundër situatës aspak të lehtë edhe në nivel global por edhe në nivel vendi, “ne si institucion jemi shumë të kënaqur që ia kemi dalë mbanë të kemi një kthim pozitiv, me një ngritje të çmimit të aksionit mbi 3 për qind”.

Tutje, Demi tha se gjatë këtyre muajve nuk kanë pasur probleme nga ana e Institucionit lidhur me tërheqjen e 10 përqindëshit – një nga politikat e qeverisë në detyrë si plan për rimëkëmbje.

“Kemi pasur vështirësi me kontribuuesit që kanë pasur mungesa të informacionit ose probleme teknike administrative,  me llogaritë e tyre bankare por jo me pjesën tonë te aplikimit”, deklaroi Demi.

“Prandaj gjithçka që ka dalë si vështirësi në aplikim  ka qenë e lidhur me mirëmbajtjen e llogarisë se tyre bankare dhe çështjeve te tjera, të cilat një pjesë shumë e vogël e tyre nuk i kanë pasur në rregull në kohën e aplikimit”, përfundoi Demi.

Procesi i aplikimit për tërheqjen e 10%, vazhdon të jetë funksional deri më datë 6 prill të vitit 2021.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore