Lajme

Kosovë: Mjekët shpikin një produkt të ri, e patentojnë në Evropë


Oda e Mjekëve të Kosovës.

Oda e Mjekëve të Kosovës, të enjten ka bërë të ditur se për herë të parë mjekët nga Kosova kanë patentuar një produkt inovativ në Evropë.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu gjatë konferencës për media ka thënë se doktor Enver Hoxha, është mjeku që ka patentuar këtë produkt në Gjermani.

Kryetari i Odës së Mjekëve, u shpreh se është hapur dera për t’i përkrahur inovatorët në sektorin e mjekësisë.

“Besoj që në të ardhmen kjo do të jetë një shtytje. E falënderoj dr.Enverin që e ka thyer barrierën e mos-pasjes qasje në inovacione, në regjistrime të patentimit të sukseseve nga ana e kolegëve tonë. Mendoj se kjo do të jetë një shtytje”, tha Sejdiu.

Oda e Mjekëve të Kosovës

Ndërsa. doktori Enver Hoxha, theksoi se shpikja e pajisjes mund të përdoret në secilin prej vendeve.

“Pajisja që është shpik përdoret në shumicën e lëmive kirurgjike. Qëllimi i saj është thithja e lëngjeve. Në kuadër të patentimit janë dy modele të të njëjtit funksion. Avantazhi i tij është se mund të përdoret pavarësisht gjendjes ekonomike, si në vendet e zhvilluara si në vendet e varfra”, tha Hoxha.

Ndërsa shtoi se, “shpreson se kompanitë do të jenë të interesuara të prodhojnë e zhvillojnë këtë shpikje të tij”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore