
Nga e enjtja e nëntë dhjetorit në Kosovë do filloj dhënia e dozës së tretë e vaksinës anti-COVD.
Ky vendim vjen pas takimit të ministrisë së Shëndetësisë së bashku me Komitetin për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19.
“Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Tutje sqarohet se dhënia e dozës së tretë do ju jepet edhe personave tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur.
“Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues”.
“Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë”.

Po ashtu, dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjec, sipas interevaleve kohore për dozat e lartë cekura.
Ndërsa, “qytetarët do të njoftohen për datat e vaksinimit përmes SMS, – emaili dhe njoftimeve publike”.
Më 11 nëntor, MSH-ja bëri të ditur për Albanian Post, se vendimi për dozën e tretë dhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 pritet të merret shumë shpejt edhe në Kosovë.
“Është çështje ditësh marrja e vendimit, pasi Komiteti për imunizimin e popullatës kundër COVID-19 e ka trajtuar çështjen e dhënies së dozës përforcuese dhe dozës së tretë”, ka thënë MSH-ja për AP.

Situata epidemiologjike në Kosovë
Më shtatë dhjetor, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar tetë persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë person të vdekur.
Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 274 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 12 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 314.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar katër mijë e 19 persona kundër Coronavirusit.
Ndërkaq, 862 mijë e 340 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 767 mijë e 742.
Një ditë më parë, më gjashtë dhjetor, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.
/Albanianpost.com-
Të paktën 38 persona kanë humbur jetën nga zjarret në veri të Algjerisë
-
“Ky është leximi im për takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel” – Intervistë me Visar Ymerin, ish-kryetarin e Vetëvendosjes
-
Dëmtimi i centralit bërthamor do të ishte vetëvrasje, tha shefi i OKB-së
-
Muaji korrik shënon rënie të numrit të aksidenteve rrugore