Lajme

Kosovë: Mblidhen Kryesia e Kuvendi, në shqyrtim disa pika të rëndësishme


Kuvendi i Kosovës

E hëna e 6 qershorit është paraparë të jetë ditë e ngjeshur me aktivitete për Kryesinë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ata fillimisht do të mblidhen në ora 10:00 në kryesi, në të cilin takim pritet të caktohet edhe data e re e mbajtjes së seancës plenare, ndërkaq një orë më vonë, në ora 11:00, deputetët do të mblidhen në Kuvend për të vazhduar seancën e lënë në gjysmë herën e fundit.

Në rend dite do të jetë votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, do të emërohet Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, zgjedhja e pesë të Avokatit të Popullit, zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media e disa pika të tjera të rëndësishme.

 

Rendi i ditës së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

  1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
  3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vetëqeverisjen lokale.

III. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
  2. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:
  3. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
  4. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:
  5. Votimi i mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
  6. Përgatitjet për seancë plenare të re të radhës:
  7. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  8. Pyetjet parlamentare,
  9. Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizën në produktet e duhanit,
  11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pyjet,
  14. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,
  15. Emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit.

VII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Rendi i ditës së vazhdimit të seancës plenare:

  1. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:
  2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
  3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
  4. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
  5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.
  6. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:
  7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës,
  8. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
  11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
  12. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,
  13. Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore