Kosova

Kosovë: Mbi 700 pacientë me COVID-19 duke u trajtuar në QKUK


Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 717 pacientë të infektuar me COVID-19.

“Sipas raportit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, 584 raste janë të konfirmuara me Sars-COV-2, 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 564 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Duke u bazuar në këtë raport, në QKUK janë të shtrirë 312 pacientë, ku 222 raste janë të konfirmuara me COVID-19, 15 persona janë në gjendje të rënduar dhe 241 me oksigjeno-terapi.

Në bazë të statistikave të këtij raporti, klinika më e frekuentuar me pacientë të infektuar me Coronavirus është klinika infektive, me gjithsejtë 106 pacientë, kurse në radhë të dytë renditet klinika e Pulmologjisë me gjithsejtë 80 pacientë të infektuar.

“Numri i pacientëve të shtirë, sipas klinikave: klinika infektive, 106 pacientë, klinika infektive II (mjekësia sportive), 58 pacientë, klinika infektive III (interno),  16 pacientë, klinika e pulmologjisë, 80 pacientë, klinika e gjinekologjisë, dy paciente, mjekimi intensiv-COVID-19, 17 pacientë, + 4 pacientë në njësinë intensive të Klinikës Infektive dhe klinika e pediatrisë me 12 pacientë”, njofton SHSKUK.

Ndërkaq në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 426 pacientë, ku 362 raste janë të konfirmuara pozitivë, 21 raste janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 323 raste me oksigjeno-terapi.

Ndërkohë spitali i komunës së Pejës spitali më i ngarkuar me pacientë të infektuar me COVID-19, ku gjithsejtë 93 pacientë të shtrirë, duke lënë pas spitalin e Gjilanit me 79 persona të shtrirë.

“Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme, spitali i Prizrenit me gjithsejtë 60 pacientë, spitali i Gjakovës me 70 pacientë, spitali i Pejës me 93 pacientë, spitali i Gjilanit me 79 pacientë, spitali i Ferizajt me 59 pacientë, spitali i Mitrovicës me 44 pacientë dhe spitali i Vushtrrisë me 21 pacientë”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore