Kosovë: Lista Serbe garon me 11 kandidat për kryetar komunash

SHFLETO

Ilustrim

 

Ridvan Emini
14.08.2021 22:07
Loading Icons...

Lista serbe gjatë së shtunës ka dorëzuar një listë të kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë për Asambletë Komunale në komunat e Republikës së Kosovës për Zgjedhjet Lokale të tetorit.

Ky subjekt politik përveç 11 komunave që do të garoj për kryetarë do të ketë kandidat për asamble në 22 komuna gjithsejtë.

Kandidatët e saj janë: Zoran Todiç për Komunën e Leposaviqit, Milan Radojeviç për Mitrovicën Veriore, Dragisha Miloviç për Zveçanin, Srdjan Vuloviç për Zubin Potokun, Goran Dançetoviç për Obiliqin, Ljiljana Shubariç për Graçanicën, Sasha Millosheviç për Artanën.

Për Komunën e Ranillukës, Katarina Ristiç-Iliç për Kllokotin, Bozhidar Dejanoviç, për Parteshin, Dragan Petkoviç, dhe në Komunën e Shtërpcës, Dalibor Jevtiç.

Ky subjekt politik për asambletë komunale ka më shumë se 400 kandidatë në 22 komuna.

Përveç komunave të lartpërmendura, ata do të kenë kandidatë për këshilltarë në qytetin e Gjilanit, Istogut, Kamenicës, Klinës, Fushë Kosovës, Lipjanit, Rahovecit, Pejës, Prishtinës, Vushtrrisë dhe Skenderajt.

Sipas Kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiç, në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit do të garojnë me gjashtë kandidatë të rinj për kryetarë komunash.

Ai ka paralajmëruar se bashkimi i subjekteve politike shqiptare dhe disa subjekteve të tjera nga komunitete jo shumicë, është “rrezik për Listën Serbe”.

“Me njerëz të rinj dhe energji të re, ne duam të vazhdojmë luftën për një jetë më të mirë për qytetarët tanë, pavarësisht nga pengesat para nesh. Njoftimi i partive shqiptare për të shkuar kundër Listës Serbe duhet të jetë një sinjal i qartë për të gjithë qytetarëve se nuk ka vend për relaksim. Çdo votë me rëndësi të jashtëzakonshme në mënyrë që të vazhdojmë luftën për popullin tonë”, ka thënë Rakiç, përcjell KosovaOnline.