Zyrtarja e Partisë Social Demokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka thënë se reagimi i Qeverisë për arrestimet e së premtes ka ardhur vetëm pas presionit të qytetarëve dhe opinionit publik.
Ajo tha se reagimi i kësaj Qeverie ka qenë i vonshëm dhe ka ardhur vetëm prej zorit.
“Reagimi i Qeverisë nuk erdhi pasi u përdor dhunë nga policia, as pasi u arrestuan aktivistët. Qeveria ka reaguar vetëm pas presionit të madh të qytetarëve dhe opinionit publik. Prandaj reagimi doli në ora 23:00. Kjo është mënyra e vetme sesi ky pushtet matet. Reagimi është i vonshëm, dhe erdhi prej zorit”, tha Kuçi.
Ajo theksoi se Qeveria nuk mund të fshihet pas pezullimit të një polici.
“Dhuna policore ndaj aktivistëve tregon për fillimin e përndjekjeve. Ajo merr forma të ndryshme në kohë, por qëllimi është i njëjtë: paqtimi i dallimeve, dëgjueshmëria, disiplinimi. Policët më të zellshëm në ushtrimin e dhunës janë ata që marrin tagrin moral e politik prej popullzimit të Kryeministrit Kurti”.
Kuçi, përsëri kërkoi sqarim nga Qeveria, “Por t’i kthehemi përsëri pyetjes qendrore: Pse 5 euro tiketë? Pse po krijohet monopoli? Pse?”.
Nënshkrimi i një marrëveshje mes Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe kompanisë “Auto Control Kosova”, që të paguhen 5 euro shtesë me rastin e kontrollit teknik të automjetit, i cili është i nevojshëm për regjistrimin e tij, ka bërë që të premten PSD-ja të bëjë një protestë, në të cilin përfunduan të arrestuar tetë persona.
Në mediat sociale, qytetarë, deputetë e parti opozitare, kanë kundërshtuar këtë marrëveshje duke thënë se qytetarët po ngarkohen me tarifa të panevojshme.
Ndërkaq, Kartoni i Gjelbër vërteton se një automjet përfiton në mënyrë të mjaftueshme nga mbulimi i përgjegjësisë nga sigurimi. Kështu, kur makina përfshihet në një aksident në territorin e një shteti ku vlen sistemi i Kartonit të Gjelbër, sigurimi mbulon koston (e lëndimit, dëmtimit, etj).
Përpjekjet e autoriteteve në Kosovë për anëtarësim në Këshillin e Byrove Evropiane, që siguron Kartonin e Gjelbër, po sfidohen nga dy probleme thelbësore.
Së pari, Kosova nuk është shtet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe së dyti, në Kosovë ka një numër të madh të automjeteve të paregjistruara, të cilat janë edhe të pasiguruara në qarkullim, çka e bën të pamundur sigurimin e Kartonit të Gjelbër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
RLI: Serbia synon ta destabilizojë Kosovën përmes orkestrimit të zhvendosjes së serbëve nga veriu
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës
-
Hoti thotë se besimi në LDK-në është forcuar për shkak të qeverisjes së dobët të LVV-së
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sondazhi i ri nuk gjen asnjë ndryshim në garën presidenciale pas debatit
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës