Kosova

Kosovë: Kapën mijëra kilogramë duhan të papërpunuara dhe pako cigaresh


Aksioni i Njësive të Doganës së Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë dhe Administratën Tatimore

Njësitë e Doganës së Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë dhe Administratën Tatimore, kanë realizuar një operacion në qytetin e Gjilanit, ku janë kapur sasi të konsiderueshme të duhanit dhe cigareve.

Të enjten gjatë ditës, njësitet Anti-kontrabandë të Doganës dhe Policisë kanë bastisur dy lokacione, ku është hasur në mallra të kontrabanduara.

Këtë e ka bërë të ditur Dogana e Kosovës, përmes një komunikate për media.

Në lokacioni e pare janë të gjetura këto mallra:

Duhan i grirë i përpunuar në paketime 0.5 kg  (me mbishkrime ) =  2120 kg

Duhan i grirë i përpunuar refuz =440 kg

Duhan i papërpunuar refuz =2600 kg

Cigare pa banderola R@M =5000 pako=100000 cigare

Cigare pa banderola A@B, Merhaba =540 pako=10800 cigare

Aditiv i lëngshëm, aromë për prodhim të duhanit HERTZ@SELC 3x25l = 75 litra

Makinë e përdorur për paketim të duhanit Modeli SF 150 LWNr. (100kg )=1pce

Makina te përdorura për grirje te duhanit pa marka (rreth 400 kg )=2pce

Peshore elektrike pesha maksimale 40 kg =2pce

Ambalazh për paketim te duhanit me mbishkrim nga PVC- Najlloni = 978 kg

Ambalazh për paketim te duhanit me mbishkrim nga kartoni =1162 kg

Në lokacioni e dytë janë të gjetura këto mallra:

Duhan i grirë i përpunuar në paketime 0.5 kg  ( me mbishkrime )  =   223.5kg

Cigare pa banderola Cosmopolitan 5500 pako =110000 cigare

Cigare pa Banderola CANGARO  2430 pako = 48600 cigare

Cigare pa Banderola NORTH   3800 pako = 76000 cigare

Cigare pa banderola wISTON 1250 pak =25000 cigare

Cigare pa banderola Pall Mall 166 pako= 3320 cigare

Cigare pa banderola Marlboro Touch  60 pako =1200 cigare

Cigare pa banderola Marlboro  930 pako = 18600 cigare

Cigare pa banderola Kuper 170 pako = 3400 cigare

Filtera për cigare me mbishkrime te ndryshme 71 pako =774000 copë.

Malli i gjetur është sekuestruar nga Dogana e Kosovës.

Derisa Dogana ju bën ftesë qytetarëve për bashkëpunim përmes 0800 50095.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore