Tokyo 2020

Kosovë, gati shtëpia e re e xhudos (FOTO)


Federata Kombëtare e Xhudos në Kosovë ka njoftuar se shtëpia e re për sportin që i solli Kosovës tre medalje ari në Lojëra Olimpike do të jetë gati pas pak kohësh.

Së shpejti Kosovës pritet t’i shtohet një ambient i ri dhe i denjtë për kampionët dhe kampionet e saj. Xhudo është sporti që ka nderuar gjithë kombin shqiptar pas medaljeve të arta në Lojërat Olimpike.

Së fundmi në, Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020 (2021) dy xhudiste që përfaqësonin shtetin e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arritën të merrnin medaljet e arta në peshat respektive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore