Kosova

Kosovë: Dëme nga breshëri e erërat e forta


Ilustrim

Reshje shiu dhe erëra të forta kanë mbizotëruar pasditen e së shtunës në Kosovë.

Në Prishtinë, ky mot është duke shkaktuar trazira në komunikacion.

Pak çaste më parë, nga erërat e forta është thyer një lis në rrugën “Fehmi Agani” në lagjen Qafa.

Një lis është rrëzuar në rrugë duke bllokuar qarkullimin e veturave.

Përveç rrugës, ky dru i rrëzuar ka dëmtuar edhe dy vetura të parkuara.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Breshër i madh është raportuar se ka rënë në qytetin e Suharekës, duke përfshirë të gjithë qytetin.

Në fshatin Opojë të Prizrenit, këtë të shtunë pati reshje intenzive shiu dhe breshëri, poashtu.

Banorët e kësaj ane janë shqetësuar për dëmet që mund të sjellë në të mbjellat e tyre.

Ndryshe, Intituti Hidrometorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në Kosovë parashihet të mbajë mot me reshje lokale të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore