Lajme

Kosovë: Arrestohet një zyrtar policor për “ngacmim” të një gruaje


Një zyrtar policor në Lipjan është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ngacmim”.

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se zyrtari i policisë në Lipjan është ndaluar nën dyshimin për ngacmim të një gruaje shtetase e Shqipërisë.

“Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Tutje në njoftim shkruhet se hetuesit e Inspektoriatit janë në koordinim të plotë me Prokurorinë për ndriçimin e plotë të të gjitha rrethanave të ndërlidhura me këtë rast.

Menjëherë pas pranimit të informacionit për ngacmim IKP-ja ka nisur hetimin e rastes si dhe ka intervistuar ankuesen (grua – shtetase e Shqipërisë).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore