Kosovë: Arrestohet një person, konfiskohen pajisje për minim të kriptovalutave

SHFLETO

Pajisje per prodhimin e kriptovalutave te konfiskuara nga policia

 

Nora Krasniqi
08.01.2022 10:24
Loading Icons...

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e kriptovalutave me arsyetimin se procesi i prodhimit që quhet “minim”, harxhon shumë energji elektrike, Policia e Kosovës ka konfiskuar qindra pajisje në Leposaviq.

Aksioni i policisë u bë i ditur nga vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili – në Facebook – dha detaje për konfisikimin e pajisjeve dhe arrestimin e një personi.

“Në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj pajisjesh dhe u arrestua një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente”, ka shkruar Sveçla.

Aksioni ishte ndërmarrë “pas kërkesës së Doganave të Kosovës”.

Derisa është njoftuar se “aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
Xhelal Svecla, minister

Vendimi i Qeverisë për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave, ka bërë që disa qytetarë të cilët i kanë prodhuar ato, të fillojnë t’i shesin pajisjet e tyre, nga të cilat kanë fituar mijëra euro në vitet e fundit.

Njoftimet për shitjen e pajisjeve po bëhen kryesisht në grupe të ndryshme në rrjetet sociale, ku zakonisht diskutohet vetëm për çështjen e kriptovalutave.

Varësisht nga pajisjet çmimet janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga 1 mijë e 500 e deri në 8 mijë euro.

Një prodhues i kriptovalutave për Radio Evropën e Lirë (REL) ka thënë se është detyruar t’i shesë tri pajisjet e tij, në mënyrë që të mos veprojë në mënyrë kundërligjshme.

 

Ekspertët habiten me vendimin e qeverisë

Argumentimi i qeverisë se prodhimi i kriptovalutave duhet të ndalet, sepse pajisjet shpenzojnë shumë energji elektrike, është përqeshur nga ekspertët e teknologjisë.

Milot Mehmeti, njohës i parave digjitale dhe proceseve prodhuese të tyre, në një intervistë për Albanian Post, tha se këto pajisje shpenzojnë fare pak energji.