Kosova

Kosovë: AGK i reagon publikimit se gazetari pranoi mito për lajme


AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka lëshuar një reagim pas publikimit të lajmit “Visar Duriqi pranon të publikojë lajme me pagesë të porositura nga ‘agjenti rus’”, nga Gazeta Online Shqip.com.

Në reagimin e AGK-së thuhet se Asociacioni “qëndron për respektim të Kodit Etik të Mediave”.

“Në dritë të zhvillimeve të fundit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dëshiron të ritheksojë se qëndron prapa thirrjes që gazetarët të respektojnë Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodin Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës, gjatë zhvillimit të punës së tyre”, thuhet në reagim.

“AGK-ja e ka parasysh se kredibiliteti i mediave është ngushtë i lidhur me zbatimin e standardeve etike dhe ligjore nga ana e gazetarëve”.

“AGK-ja inkurajon zhvillimin e gazetarisë profesioniste, e cila është shtyllë e rëndësishme në funksionimin e demokracisë të një vendi”, përfundon reagimi i Asociacionit i publikuar në Facebook.

Sipas Kodit Etik të Mediave pranimi i mitos  për të publikuar lajm është i dënueshëm rëndë.

Sipas këtij kodi, gazetarët nuk bën të pranojnë as “akte specifike të zemërgjerësisë të cilat do të mund të ndikojnë në pavarësinë e tyre profesionale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore