Kosovë/ AAK prezanton 21 kandidatët e saj për kryetarë komunash

SHFLETO

Ramush Haradinaj nga AAK në konferenc për media me disa nga kandidatët e saj për kryetar komunash për Zgjedhjet Lokale

 

Ridvan Emini
16.08.2021 15:58
Loading Icons...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka prezantuar 21 kandidatët e saj për kryetar komunash për Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit, por pa i përmendur të gjithë kandidatët.

Në një konferencë për media të hënën Haradinaj ka deklaruar se “Kemi zgjedhur njerëzit e duhur në kohën dhe vendin e duhur për të udhëhequr komunat e tyre. Janë 21 kandidatë duke filluar nga gjashtë që tashmë veç udhëheqin me komuna. Për ne nuk ka komunë të madhe ose të vogël pasi secili qytetarë meriton kandidatin më të mirë. Nuk kemi tentua që për çdo komunë të kemi kandidat por kemi zgjedhur komunat ku e dimë se jemi favorit”.

Ai ka thënë se vlerë tjetër e AAK-së është programi i saj që ofron për qytetarët.

Kandidatët e AAK-së për kryetar komunash janë: Ardian Gjini në Gjakovë, Bali Muharremaj në Suharek, Smajl Latifi në Rahovec, Zenun Elezaj në Klinë, Bashkim Ramosj në Deçan dhe Arben Kuqi në Junik, Nazim Gagica në Gjilan, Lulzim Kabashi në Prizren, Faton Jakupi në Kamenicë, Mesut Ademi në Vushtrri, Arben Halili në Ferizaj, Kastriot Berisha në Malishevë, Ali Krasniqi në Obiliq, Agron Gashi në Dragash, Bashkim Budakova në Lipjan, Hasan Ismajli në Fushë Kosovë.

Haradinaj, ka bërë të ditur se Albena Reshitaj është pjesë e Aleancës.

Ai ka thënë se ajo është kolege e tyre dhe se ajo bashkëpunon ngushtë me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj.

“Albena është kolege e jona në Aleancë, kryetari Muharremaj bashkëpunon rregullisht, në baza të rregullta”.

Haradinaj ka sqaruar edhe sa i përket një diferencimi me Reshitjan.

“Kemi pasur një ndarje në bindjen tonë për votë, qysh e dini. Nuk ka ndryshua asgjë në qëndrimet që kemi pasur atëherë, mendojmë se ka qenë gabim dhënia e kaq shumë pushteti një grupimi politik, pra të gjitha pushteteve”, është shprehur ai.

Gjithashtu, për Albanian Post nga AAK , Muharrem Nitaj e ka konfirmuar se Reshitaj është pjesë e këtij subjekti politik.

“Reshitaj është pjese e AAK”, ka thënë ai.