Lajme

Kosovë: 89 raste pozitive me COVID-19


Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se brenda 24 orëve, janë regjistruar 89 raste pozitive me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 560 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 302 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 1 mijë e 685 persona.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë nuk është vaksinuar askush.

Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 904 mijë e 126, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 824 mijë e 487.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore