Kosova

Kosovë: 85 persona vdiqën brenda një jave, mbi dy mijë që nga fillimi i pandemisë


Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, brenda një jave, rreth 85 persona kanë vdekur si pasojë e pandemisë COVID-19.

Më 11 prill të këtij viti janë raportuar 12 persona të vdekur, numër ky që është i njëjtë me dy ditët paraprake të kësaj date.

Duke u bazuar në këto statistika, brenda kësaj jave, dita me numrin më të lartë të vdekjeve është 15 prilli, ku brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Ndërkaq në datat 14 dhe 16 prill, numri i rasteve të vdekjes është i njëjtë, ku brenda 24 orëve për të dy datat janë gjithsejtë 28 vdekje të shkaktuara nga Coronavirusi.

Kurse një numër i njëjtë i vdekjeve është po ashtu edhe në datat 12 dhe 17 prill, ku numri total i këtyre vdekjeve për të dy datat është 16 raste.

Më 17 prill, instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar tetë të vdekur nga COVID-19 dhe 498 persona të infektuar.

Sipas statistikave të IKSHP-së, në Kosovë që nga fillimi i pandemisë, mbi dy mijë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Deri më tani numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 101 mijë e 153 ku 12 mijë e 609 mbesin raste aktive derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 86 mijë e 483 raste.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore