Kosovë: 69 raste pozitive me COVID-19

SHFLETO

Ilustrim.

 

Altina Marmullaku
03.03.2022 15:11
Loading Icons...

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 69 raste pozitive dhe asnjë i vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga 1 mijë e 552 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 99 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 1 mijë e 567.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 535 persona.

Ndërkaq, 899 mijë e 844 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 816 mijë e 688.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.