
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 6 raste të reja me COVID-19.
Numri i të infektuarve vjen nga 458 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 26 persona derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 106.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 103.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 89 persona.
Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 903 mijë e 30, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 823 mijë e 28.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Korrupsioni në Shqipëri: Le të frikësohen bizneset politike
-
“Albin Kurti po na diskriminon për inat” – Kurti la Skenderajn pa asnjë cent e Suharekën me veç 100 mijë euro
-
Basha flet në 33-vjetorin e PD: Askush nuk do të mund ta bëjë pis këtë ngjarje historike, PD është e Shqipërisë
-
Vdes Andrew Strong, një nga avokatët e Kadri Veselit në Hagë