Lajme

Kosovë: 4 të vdekur dhe 3 mijë e 617 persona të infektuar me COVID-19


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, tre mijë e 617  persona janë të infektuar me COVID-19 dhe janë shënuar katër raste të vdekjes.

Numri i të infektuarve vjen nga 13 mijë e 928 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë një mijë e 344 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 31 mijë e 21.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej katër mijë e 316.

Ndërkaq, 892 mijë e 709 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 804 mijë e 251.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore