Kosova

Kosovë: 36 raste të reja me COVID-19


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 36 raste të reja, ndërsa nuk është shënuar asnjë vdekje.

Numri i të infektuarve vjen nga 948 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve janë shëruar gjithsejtë 48 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 656 persona.

Ndërkaq, 819 mijë e 198 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

Me dozën e tretë përforcuese janë vaksinuar 99 mijë e 158 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore