Lajme

Kosovë: 205 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Sërish në Kosovë është shënuar numër i madh i të infektuarve me COVID-19.

Brenda 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se janë regjistruar 205 raste pozitive.

Numri i të infektuarve vjen nga 736 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 38 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 897.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 71 persona.

Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 903 mijë e 469, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 823 mijë e 765.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore