Lajme

Kosovë: 11 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 11 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 770 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 7 persona derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 584.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 406.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 194 persona.

Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 1 milion e 826 mijë e 774, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 822 mijë e 237.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore