Sport

Kosovare Asllani debuton me dy gola me fanellën e Milan-it


Sulmuesja me origjinë nga Kosova, Kosovare Asllani, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te klubi i saj i ri, Milan-i.

Asllani shënoi dy gola në ndeshjen e saj debutuese me fanellën kuqezi, në turneun që skuadra e Milan-it është duke e zhvilluar në SHBA në Ëoman’s Cup, ku italianet triumfuan me rezultat 3:1 kundër Tokyo Verdy Beleza.

Të gjithë vëmendjen e mori Kosovarja, autore e dy golave në këtë përballje, ndërsa shënoi edhe Martina Piemonte.

Ish-sulmuesja e Real Madrid-it e nisi sfidën nga stoli dhe pas pjesës së parë që u mbyll 1:0, Asllani realizoi dy herë në harkun e 23 minutave, (minutat 51 dhe 85).

Kosovare Asllani nis kështu aventurën te Milan-i dhe pritet që gjatë sezonit të marrë të gjithë vëmendjen te skuadra që drejtohet nga Maurizio Ganz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore