
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, me të cilin ka biseduar për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Kryetari i Kuvendit po ashtu u shpreh se mbetet e përkushtuar për paqe, shtet ligjor, siguri dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj, si dhe për zhvillim të mëtejmë të karakterit të patjetërsueshëm demokratik të shtetit tonë që synon integrim në institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare”, tha Konjufca.
Po ashtu Konjufca e përgëzoi Barbanon me rastin e fillimit të detyrës së tij në krye të misionit të EULEX-it, teksa theksoi përkushtimin e legjislativit për avancimin e legjislacionit veçmas në fushën sundimit të ligjit.
Ndërsa Barbano, duke e falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, rikonfirmoi gatishmërinë e misionit të EULEX-it për bashkëpunim të ndërsjellë brenda mandatit të këtij misioni.
Gjatë muajit qershor të këtij viti, Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar, Giovanni Pietro Barbano shef të ri të Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë-EULEX.
Barbano është gjeneral major në Karabinierët Italianë dhe drejtor aktual i Qendrës së Ekselencës për Njësitë e Policisë së Stabilitetit në Vicenza, Itali.
Mandati i tij si shef i EULEX-it në Kosovë do të zgjasë nga 26 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025.
Vendimi për emërim është marrë nga vendet anëtare të BE-së në Komitetin për Politikë dhe Siguri (KPS).
Barbano është pasardhës i Lars-Gunnar Wigemarkun.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
PDK dhe AAK s’votojnë, dështon ratifikimi i një marrëveshjeje ndërkombëtare
-
Përfundon mbrojtja për Inceneratorin e Elbasanit, Lefter Koka paraqet raport mjekësor
-
E krahasoi Plenkoviç-in me Putin-in, Grliç Radman, Komshiç’it: Deklaratë e papërgjegjshme – je uzurpator i kuotës kroate
-
“Kurti dëshiron të bëhet Zelensky, kam frikë se do të bëhet Aliyev”, thotë Trajkoviç
Lajmet kryesore
-
Dita më krenare në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, thotë Rama
-
Diplomacia amerikane “distancohet” sërish nga Berisha: Nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet me figura të tilla
-
Princi i Kurorës thotë se Arabia Saudite po i afrohet normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin
-
Beteja e LDK-së për zbutjen e “polarizimit shoqëror”, (s’)mund t’i ngjajë “modelit populist” të LVV-së