Lajme

“Kosova sillet sikur s’ka virus, stafi i ambasadës në rrezik nga qentë endacakë”


“Ambasada në Prishtinë është afër prekjes së fundit. Edhe para COVID-19, Kosova është vend i vështirë për të shërbyer, me ndotje të lartë të ajrit, pak hapësira të gjelbra, pak mundësi për aktivitete në natyrë dhe me infrastrukturë të keqe”, thuhet në telegramin e nënshkruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, të cilën ia ka dërguar Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Telegramin e komunikim të Kosnett me Ëashingtonin e kanë siguruar gazetarët e portalit të njohur amerikan Politico.

Aty kritikohet qasja e qeverisë dhe popullit të Kosovës ndaj pandemisë.

“Rreth 20% e stafit të ambasadës janë infektuar me COVID-19, dhe shumica dërmuese janë staf lokal, që është indikacion për kontrollin joefektiv të sëmundjes në Kosovë”.

“Kosova sillet sikur një vend që nuk ka raste me COVID-19. Por, Kosova është një shtet i shkatërruar nga pandeminë”.

Kosnett bën një krahisim interesant mes Kosovës dhe Amerikës sa i përket mbajtës së maskës kundër COVID-19.

“Në SHBA, nëse nuk vini maskën në publik mund të përfundoni në video virale, por në Kosovë keni gjasa të jeni trend në media sociale nëse e vendosni maskën”.

Në telegram mes tjerash diplomati amerikan shkruan se pos COVID-19, “stafi i ambasadës rrezikohet edhe nga qentë agresivë endacakë”.

“Prishtina madje ka “tufa të kudondodhura të qenve endacakë, që mund “të jenë agresivë kur janë në kërkim të ushqimit. Për këtë dhe arsye të tjera, stafi i Ambasadës në masë të madhe janë mbyllur brenda gjatë krizës së COVID-19”.

Kosnett i shqetësuar për shëndetin e stafit të ambasadës shkuan se numri i punëtoreve është reduktuar, dhe ata që punojnë kanë orar më të zgjatur që ka ndikuar edhe në “sulme të ankthit, dhimbje gjoksi, humbje të gjumit” për disa, siç e ka përshkruar një punëtor.

“Konfliktet ndër-njerëzore brenda ambasadës janë shtuar”, thuhet post tjerash në telegram.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore