Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologu i saj shqiptar, Ilir Meta, janë takuar në Maltë.
Lajmin e ka bërë të ditur Meta, përmes një postimi krah Osmanit në llogarinë e tij në Facebook.
Meta u shprehi lumtur për takimin me Osmanin dhe tha se Kosova duhet të jetë sa më parë pjesë e NATO-s.
“Si gjithmonë, shumë i lumtur të takohesha në Maltë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të shkëmbenim opinione mbi marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve dhe vullnetin për t’i pasuruar ato më tej”.
“Ritheksuam sa jetike janë vizioni i përbashkët dhe vlerat euro-atlantike që ndan Shqipëria dhe Kosova në këto momente sfidash rajonale, evropiane dhe botërore. Kosova sa më parë në NATO, një përgjigje në të mirë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit”, ka shkruar ndër të tjerash Meta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Air Albania” për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Përfundon mbledhja e Kryesisë socialiste, Rama kërkon angazhim për zgjedhjet e 2025-s
-
Liga e Kombeve/ Trajneri Sylvinho dhe Asllani: Respekt për Gjeorgjinë, por ne nuk kemi frikë
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit