Përballje

Kosova publikon listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e shtatorit


Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka bërë publike listën e futbollistëve, për dy ndeshjet që do të luhen në muajin shtator.

Trajneri francez për dy ndeshjet e radhës ka ftuar 26 futbollistë, të cilët do t’i ketë në dispozicion për duelet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë.

Këto dy ndeshje janë të fundit për Kosovën, në këtë vit në Ligën e Kombeve, pasi në nëntor fillon edhe Kupa e Botës.

Stërvitja e parë e Dardanëve do të zhvillohet të hënën, më 19 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të martën, pritet që trajneri Giresse, të mbajë edhe një konferencë për media, lidhur me dy ndeshjet e Kosovës në shtator.

Nga grumbullimi i fundit i Kosovës, shumë lojtarë që kanë qenë të rëndësishëm për dardanët, janë kthyer përfshirë Hekuran Kryeziun e Bersant Celinën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore