Lajme

Kosova – objektivi kryesor i propagandës ruse në Ballkanin Perëndimor, thotë gazetarja ukrainase


Ilustrim

Një ndër objektivat kryersore të fushatës propagandistike të Rusisë në Ballkanin Perëndimor është Kosova, deklaroi gazetarja ukrainase, Iryna Synelnyk, duke spikatur praktikat e Rusisë për përhapjen e diskursit publik kundër insitucioneve demokratike dhe bashkësisë së organizuar perëndimore – diçka që gjen përkrahje të madhe në Serbi.

Në një intervistë për platformën e lajmeve “The Geopost” të dielën, gazetarja ukrainase theksoi se Serbia – një ndër aleatet tradicionale të Rusisë në Ballkanin Perëndimor – ndihmon në përhapjen e propagandës ruse në rajon, ndërkohë që shumë serbë luftojnë krahas ushtrisë ruse kundër Ukrainës.

“Unë mendoj se vendet që mbështesin Rusinë, sikurse Serbia, përdorin të njëjtën propagandë – serbët luftojnë kundër Ukrainës dhe unë njoh disa ukrainas që jetojnë në Serbi… ata përsërisin të njëjtat mesazhe që ndajnë propagandën ruse. Dhe është një situatë shumë e ngjashme. Mendoj se objektivi kryesor i propagandës në Ballkanin Perëndimor është Kosova”.

Që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, shumë gazetarë ukrainas gjetën strehë në Kosovë. Synelnyk theksoi se çdo informacion rreth zhvillimeve në Kosovë para shpërthimit të luftës në Ukrainë ishte bazuar kryesisht në mesazhet propagandistike ruse, ndërkohë që Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore duke dënuar dhe vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Para se të vija në Kosovë nuk kam ditur informacione të vërteta për luftën dhe pavarësinë e Kosovës. Tani e kuptoj që gjithçka që kam ditur për këtë vend është bazuar në mesazhet propagandistike ruse dhe mendoj se ne duhet të luftojmë ndaj një armiku të fortë skurse është Rusia… mendoj se mendimi kritik dhe shkrim-leximi mediatik është superfuqia jonë në këtë luftë”.

Propaganda e Rusisë në Serbi – rrezik për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore