Lajme

Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak


Ministrit i Mbrojtjes së Turqisë Yaşar Güler dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshjen ushtarake kornizë, me qëllim të bashkëpunimit për shërbimin e personelit ushtarak.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, me pritje ceremoniale filluam takimin i cili përfundoi me një të arritur shumë të rëndësishme të përbashkët, nënshkruam marrëveshjen ushtarake kornizë për të thelluar bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime”.

Ai tutje ka prezantuar ato që përfshin kjo marrëveshje.

“Shkëmbimi i personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Turkiye ishin disa nga çështjet të cilat i diskutuam, e që përmes marrëveshjes së nënshkruar i hapim rrugë procesit për realizimin e tyre”, ka shkruar ministri.

Sipas tij, tashmë do të ketë bashkëpunim të ngushtë edhe në aspektin ushtarak, përveç lidhjes kulturore mes dy shteteve.

“Me qëllim që së bashku t’i kontribuojmë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.

Më 17 tetor, Maqedonci kishte pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Turiqsë, Yasar Guler.

Ai ishte pritur me nderime të larta shtetërore, pasi do të zhvillonte një vizitë zyrtare në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore