Lajme

Kosova dhe Shqipëria të krijojnë një Asamble Parlamentare të përbashkët, thotë Murati


Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se seanca e parë e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, duhet të konkretizohet me krijimin e një Asambleje Parlamentare të përbashkët.

Përmes një postimi në Facebook, Murati vlerësoi se një gjë e tillë do të përbënte një hap drejt krijimit të mekanizmave të përbashkët integrues.

“Vetëm krijimi i këtyre mekanizmave të përbashkët integrimin e bën realitet, në shërbim të qytetarëve dhe bashkimin e ardhshëm më të lehtë e më të natyrshëm”, theksoi ai.

Kujtojmë se për herë të parë idenë për një zgjidhje finale mes Kosovës e Serbisë nëpërmjet ripërcaktimit të kufijve e ka dhënë Lëvizja për Bashkim, por s’u përkrah nga asnjë parti politike në Kosovë.

Ndryshe, në vigjilje të festës së 28 nëntorit, Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët.

Adresimin gjatë kësaj mbledhje do ta bëjë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ndërsa, nga një fjalë përshëndetëse është theksuar se do mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Në shënim të përvjetorit të festës kombëtare, është paralajmëruar se do të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore.

Përqafim dykrenar i flamujve, detajet e para të “Kuvendit kombëtar”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore